Gërmimet në Kizhevak pritet të vazhdojnë në mars

Gërmimet në Kizhevak pritet të vazhdojnë në mars

Gërmimet në Kizhevak të Serbisë, të cilat u ndërprenë rreth dy muaj më parë, pritet të fillojnë sërish në muajin mars, njofton Insajderi.

Kështu u bë e ditur në konferencën e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ku edhe u nënshkrua “Memorandum Mirëkuptimit”, për forcimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucione.

Ibrahim Makolli, kryetar i Grupit Punues për të Zhdukurit, tha se këtë vit do të ketë ekzaminime edhe në dy lokacione në Serbi.

“Me rekomandimet e eksperteve ligjor lokacioni në Kizhevak është konservuar dhe pritet të fillojnë punimet në fund të marsit. Për hulumtimet e tjera gjatë këtij viti do të ketë ekzaminime edhe në dy lokacione në Serbi.

Kemi edhe një numër brenda Serbisë që ka dyshime të para për persona por edhe në Kosovë ka disa të cilat do të trajtohen”, tha Makolli./Insajderi.com