Germin ankohet tek Avokati i Popullit për zgjedhjet e 14 shkurtit

Germin ankohet tek Avokati i Popullit për zgjedhjet e 14 shkurtit

Organizata Germin ka dorëzuar të mërkurën tek Avokati i Popullit ankesën për “shkeljen e të drejtës së votës” për qytetarët që jetojnë jashtë vendit gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit.

Lirim Krasniqi nga Germin tha se gjatë gjithë procesit ka pasur shkelje që kanë cenuar të drejtën e votës për këta qytetarë.

Andaj tha se presin nga Avokati i Popullit që të sqarohen vendimet e Komisionit Qendror Zgjedhor në lidhje me këtë çështje.

“Ne si organizatë e kemi përcjellë me shumë vëmendje votimin e diasporës dhe kemi vëzhguar gjithë procesin duke filluar nga vendimet e KQZ dhe konsiderojmë se në gjithë punën ka pasur disa shkelje të cilat cenojnë të drejtën e votës për qytetarët jashtë vendit gjë për të cilën kemi hapur fushatë për gjithë qytetarëve të cilëve u është mohuar e drejta e votës në çfarëdo lloj forme”, pohoi Krasniqi para mediave.

Ndërsa, avokati Tauland Hoda tha se po bëjnë përpjekje që t’i ndihmojnë diasporës të shfrytëzojë të drejtën e tyre për vote.

Ai madje ka paralajmëruar se do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtuese.

“Po besoj që Avokati i Popullit do të mirëkuptojë këtë kërkesë dhe të shqyrtojë e të japë konstatim apo Parlamenti të ndryshojë Ligjin në tersi dhe nëse jo atëherë është Gjykata Kushtetuese që do t’i drejtohemi për të ndryshuar Ligjin për zgjedhje dhe për të dhënë sqarim për qytetarët që jetojnë jashtë vendit sepse e kanë të drejtën për të votuar si qytetarët në Kosovë”./Shqip.com