Gërvalla apelon mërgimtarët të vaksinohen para se të vinë në Kosovë

Gërvalla apelon mërgimtarët të vaksinohen para se të vinë në Kosovë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që jetojnë në Gjermani që para se të vinë për pushime në Kosovë të vaksinohen kundër Coronavirusit.

“Ne nuk kemi vaksina”, ka thënë ajo në prezantimin e saj të parë para publikut gjermanofolës.

“Deri tash kemi arritur të sigurojmë vetëm 60 mijë vaksina. E ato nuk mjaftojnë as për dhjetë për qind të popullsisë. Tash po vjen vera dhe të gjithë do të kthehen për pushime. Prandaj ju lutem të gjithëve para se të vijnë në Kosovë që të vaksinohen”, raporton DW.

Përmes kësaj deklarate, Gërvalla-Schwarz bëri të ditur se Kosova ka nevojë për ndihmë urgjente në luftimin e pandemisë dhe konkretisht sigurimin e vaksinave./Insajderi.com