Gërvalla bën huqjen e radhës, ngatërron emrin e komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë

Gërvalla bën huqjen e radhës, ngatërron emrin e komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jasthme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë huqjen e radhës derisa ka ngushëlluar për vdekjen e ish-komandantit të KFOR-it në Kosovë, Klaus Reinhardt, përcjell Insajderi.com.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla deklaroi se Reinhardt ishte komandanti i parë i KFOR-it që shërbeu në Kosovë.

Por, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë është, Sir Michael David Jackson, i cili ka shërbyer në Kosovë nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 8 tetor të atij viti.

Ndërkaq, Reinhardt, është komandanti i dytë i KFOR-it në Kosovë, i cili shërbeu nga 8 tetori i vitit 1999 deri më 18 prill të vitit 2000.

Kurse, në postimin e saj, Gërvalla teksa shprehu ngushëllime për Reinhardt, theksoi se ai ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Kosovës në jetë normale, civile dhe rindërtimin e vendit pas luftës.

“Krahas mbrojtjes së popullsisë, vendosjes dhe ruajtjes së paqes në Kosovë, roli i Gjeneralit Reinhardt ishte vendimtar edhe në dhënien e impulseve të shumta dhe të rëndësishme për rindërtimin e shtëpive private dhe institucioneve publike si dhe në ringritjen e institucioneve civile”, shkroi ndër tjerash ajo./Insajderi.com