Gërvalla-Dakës: Turp, mërgimtarët po paguajnë shuma marramendëse për votat me postë

Gërvalla-Dakës: Turp, mërgimtarët po paguajnë shuma marramendëse për votat me postë

Donika Gërvalla, kandidate për deputete nga Lista e Vjosa Osmanit, ka hedhur akuza nga kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, njofton Insaderi.

Sipas saj, Daka po tenton për ta penguar votën e diasporës në Kosovë, pasi thotë se qytetarët po paguajnë shuma marramendëse vetëm e vetëm për të siguruar arritjen e votës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Madje, Gërvalla ka publikuar një faturë shifra e të cilës është 684,20 euro, të cilën thotë se një mërgimtar e ka paguar për ta sjellë votën në Kosovë.

“Në fakt, kjo shumë do të duhej t’ju turpëronte ju personalisht, por edhe të gjithë të tjerët që nuk po lënë asnjë mënyrë pa përdorur për të penguar votën e mërgatës”, ka shkruar ajo në Facebook./Insajderi.com

No photo description available.