Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar lidhur me “llogaritë e rrjeshme”, që thotë se janë hapur në emër të saj në rrjete sociale, njofton Insajderi.
Gërvalla ka mohuar se posedon llogari zyrtare në Instagram, derisa iu referua qarkullimit të sotëm të lajmeve se ajo ka bërë publik planprogramin qeverisës, në të cilin shihej se “Marrëveshja përfundimtare me Serbinë”, ishte e para ndër 20 masat kryesore të parapara në këtë projekt.
Gjithë këtë raportim, përmes Facebook-ut, Gërvalla e ka demantuar duke thënë se me atë llogari në Instagram po merret Policia e Kosovës.
”Kontot e rrejshme në emrin tim. Pasi nuk funksionuan sulmet e hapura, tani paska filluar beteja me fallsifikime kibernetike”.
“Asnjë nga lajmet e sotme nuk janë të vërteta. As nuk kam dhe as nuk kam pasur konto në Instagram. Tashmë me këtë konto po merret Policia e Kosovës. Një medium serioz para se ta publikojë lajmin, interesohet për burimin. Kaq!”, ka shkruar ajo. /Insajderi.com