Gërvalla dhe Mehaj takohen me ambasadorin norvegjez Grondahl

Gërvalla dhe Mehaj takohen me ambasadorin norvegjez Grondahl

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl, njofton Insajderi, njofton Insajderi.

Në këtë takim Gërvalla falënderoi Grondahl për mbështetjen e vazhdueshme dhe substanciale që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, ngritjen e kapaciteteve në sistemin e drejtësisë, ndihmën rreth situatës me pandeminë dhe shumë fusha të tjera, thuhet në njoftim.

Me ambasadorin norvegjez gjatë ditës së sotshme është takuar edhe kryeministri i vendit Albin Kurti./Insajderi.com