Gërvalla dhe shefi i misionit diplomatik të Belgjikës flasin për procesin e liberalizimit të vizave

Gërvalla dhe shefi i misionit diplomatik të Belgjikës flasin për procesin e liberalizimit të vizave

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim shefin e misionit diplomatik të Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais, të cilët kanë diskutuar për procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën, përcjell Insajderi.

Servais ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit belg për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke shprehu nevojën  për vazhdimësinë  e bashkëpunimit ekonomik në mes të dyja vendeve thuhet në njoftimin e dërguar për media.

“Gjatë këtij takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin në rrafshin ekonomik, si dhe për rifillimin e konsultimeve të rregullta mes dy qeverive. Gjithashtu u bisedua edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, Servais rikonfirmoi mbështetjen e shtetit belg për perspektiven evropiane të Kosovës, dhe njëherësh u potencua se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s është e qartë”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Insajderi.com