Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, i ka reaguar gazetës zvicerane “NZZ”, të cilës i dhënë një intervistë, duke thënë se në artikullin e intervistës së saj, mediumi ka pohuar “gënjeshtra se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer vrasje të pasluftës”.
Në reagimin e saj, Gërvalla ka shkruar se UÇK-ja është shpërbërë pas përfundimit të luftës.
“NZZ publikoi pohimin e rremë se UÇK-ja kreu vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato bëhen nga individë, jo nga UÇK-ja”, ka shkruar kryediplomatja kosovare.
Ajo ka përmendur UÇK-në dhe FARK-un, që tha se kanë shpëtuar civilë të pafajshëm.
“Gjatë gjenocidit në Kosovë, burra dhe gra të panumërta në UÇK, FARK dhe të tjerët sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar civilë të pafajshëm nga asgjësimi serb. Liria e medias gjithmonë duhet të mbrohet. Por kështu është e vërteta”, ka shkruar tutje Gërvalla./Insajderi.com