Gërvalla: Kosova ka bërë hapa të sukseshëm në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm

Gërvalla: Kosova ka bërë hapa të sukseshëm në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se “Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të suksesshëm në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm”.

Këtë e tha gjatë një takimi që kishte me Koalicionin Global kundër ISIS-it.

Gërvalla theksoi se janë duke krijuar programe për deradikalizimin.

“Jemi duke u përkujdesur posaçërisht për gratë dhe fëmijët e tyre. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i kthyer ata në një jetë normale, të shpresojmë, edhe në një të ardhme të lumtur për ta. Ne jo vetëm që kemi arritur t’i kthejmë fëmijët në shkolla, por ofrojmë gjithashtu mbështetje edhe psikologjike për ta dhe për nënat e tyre”, ka thënë ajo.

Në fjalimin e saj ka përmendur edhe përfshirjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt përkrah ushtrisë amerikane. /Insajderi.com.