Drejtuesja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, ka thënë se në zgjedhjet lokale do të garojnë në një listë me Lëvizjen Vetëvendosje.
Arsyeja për vazhdimin e bashkëpunimit, sipas Gërvallës është për shkak të suksesit që kanë arritur më 14 shkurt.
“Prandaj jemi të bindur që garimi i përbashkët edhe në zgjedhjet lokale do të sjellë përfundimisht ndryshimin e shumëpritur në Kosovë”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.
Mbi 50 për qind të votave Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo, arritën të fitonin në zgjedhjet nacionale të këtij viti.
Bashkë e formuan edhe Qeverinë, ku Vjosa Osmani u votua si presidente në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lista Guxo mori dy poste ministrore si dhe postin e zëvendëskryeministrit.
Ditëve të fundit është raportuar për rivalitet ndërmjet LVV-së dhe Listës Guxo, për sa i përket kandidatëve për kryetarë komunash. /Insajderi.com