Gërvalla: Mërgata ka qëllim ta shpëtojë Kosovën nga plaçkitësit

Gërvalla: Mërgata ka qëllim ta shpëtojë Kosovën nga plaçkitësit

Kandidatja për deputete në listën “GUXO” që garon brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gervalla, ka deklaruar se mërgata ka për qëllim ta shpëtojë vendin nga plaçkitësit.

Ajo ka komentuar numrin e aplikimeve për të votuar nga diaspora – që është 200 mijë sosh.

Sipas saj ky është një referendum historik, përcjell Insajderi.

“Asnjëherë në historinë tonë të deritanishme nuk kemi pasur uragan të tillë të pjesëmarrjes së mërgatës në zgjedhjet e vendit. Ky është një referendum historik dhe unik i mërgatës për dinjitet dhe demokraci. Sa krenare jam që jam njëra nga ju”, ka shkruar ajo në Facebook. /Insajderi.com

Të dashur mërgimtarë,
vëllezër e motra,

Rreth 200.000 regjistrime për të votuar nga mërgata. Çfarë shifre!
Asnjëherë…

Posted by Donika Gërvalla-Schwarz on Friday, 22 January 2021