Gërvalla: Mos ta fajësojmë BE-në për gabimet tona

Gërvalla: Mos ta fajësojmë BE-në për gabimet tona

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, mendon se nuk duhet “ta fajësojmë” Bashkimin Evropian për siç tha ajo “gabimet tona”.

Këto komente e para e diplomacisë kosovare i bëri gjatë Forumit të Dubrovnikut – aty e lavdëroi BE-në që “ka bërë më të mirën”.

“Kur them ‘ne’, mendoj gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Duhet të vlerësohet se pavarësisht të gjitha vështirësive BE-ja na ka ofruar më të mirat që i ka, perspektivën e pranimit në projektin më të madh të saj”

“Për atë dhe më shumë për ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë. Duhet të vendosim në të vërtetë sundimin e ligjit, përfshirë të jemi të pakompromis ndaj korrupsionit, të garantojmë lirinë e mediave, të sigurojmë reforma në drejtësi – s’jemi ende aty”, ka thënë Gërvalla gjatë fjalimit.

Kryediplomatja, gjithashtu u shpreh kundër “minishengenit”.

Aludoi në atë që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në Bashkimin Evropian e që ideja e “minishëngenit” është kundër parimeve kryesore të BE-së. /Insajderi.com