
Krye-diplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit se babain e saj, Jusuf Gërvallën, e vrau regjimi i Beogradit në Gjermani.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuar po e mban mbledhjen e rregullt për Kosovën.
“Baba im është vrarë nga regjimi i Beogradit në tokë të huaj, në Gjermani. Fëmijëve të mi u them se nuk ka të bëjë me serbët por Serbia duhet ta bëjë dallimin – duhet t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë”, tha ajo.
Kjo pasi, sipas rusit Dimitrij Poljanski, “Kosova nuk është shtet ,por territor”.
“Pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe do të ishte mirë për Serbinë sa më parë që e pranon këtë”, tha Gërvalla.
Ministrja e Punëve të Jashtme, theksoi edhe interesimin e Kosovës për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë. /Insajderi.com