Gërvalla në takim me Palmerin e Lajçakun, diskutojnë rreth dialogut

Gërvalla në takim me Palmerin e Lajçakun, diskutojnë rreth dialogut

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, shkruan Insajderi.

Në ‘Twitter’ ajo ka shkruar se në takim është biseduar rreth Kosovës, stabilitetin në rajon dhe bisedimet e ardhshme me Serbinë.

“Takim shumë i hapur dhe miqësor me emisarin e BE-sw, Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin Palmer rreth Kosovës, stabilitetit në rajon, përfshirë bisedimet e ardhshme me Serbinë. Presim të vazhdojmë shkëmbimin në atë epokë të re me SHBA, BE dhe partnerë të tjerë kryesorë”, ka shkruar ajo.

Lajçak e Palmer gjatë ditës janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani./Insajderi.com