Gërvalla nga Brukseli: Kemi zhvilluar biseda të frytshme për integrimin e Kosovës

Gërvalla nga Brukseli: Kemi zhvilluar biseda të frytshme për integrimin e Kosovës

Ministrja e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se së bashku me Kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeminitrin Bislimi kanë zhvilluar takime të shumta në Bruksel.

“Filluam me Kryministrin Belg De Croo, vazhduam me komisionerët e BE-së për bujqësi, energji, ekonomi dhe financa, drejtësi, ndërmjetësuesin e BE-së Lajçak, zëvendëspresidentin ekzekutiv të Komisionit të BE-së Dombrovskis dhe Presidentin e Parlamentit Evropian Sassoli” shkruan Gërvalla në Facebook.

Tutje ajo theskoi se bisedat janë zhvilluar me theks të veçantë në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, shtetin ligjor, reformat në ekonomi, shëndetësi dhe drejtësi./Insajderi.com