Gërvalla ngatërron flamurin e NATO-s me atë të OKB-së

Gërvalla ngatërron flamurin e NATO-s me atë të OKB-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka ngatërruar flamurin e Aleancës Ushtarake e Atlantikut Verior – NATO, me atë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, njofton Insajderi.

Këtë gabim kryediplomatja kosovare e ka bërë në një postim në llogarinë e saj në Twitter, derisa njoftoi për takimin që ka zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Takim shumë i përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg në lidhje me vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik. Mirë që po shohim një angazhim të palëkundur të NATO-s për sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova nuk do ta harrojë kurrë se NATO shpëtoi vendin dhe popullin tonë në momentin më ekzistencial”, ka shkruar ajo. 

Stoltenberg do ta vizitojë Kosovën të enjten e 1 korrikut. /Insajderi.com