Gërvalla: Pavarësia e Kosovës është çështje e kryer

Gërvalla: Pavarësia e Kosovës është çështje e kryer

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se pavarësia e Kosovës çështje e kryer.

Këtë deklaratë e ka bërë të enjten në takimin e ministrave për Punë të Jashtme në kuadër të Forumit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po zhvillohet në Antalia te Turqisë.

Ajo tha se, Kosova është një realitet e që duhet të pranohet nga të gjitha vendet.

“Republika e Kosovës, siç e kemi thënë shumë herë, është një punë e kryer dhe është një realitet. Kosova është e njohur nga 22 prej 27 vendeve anëtare të BE-së, dhe nga shumë më tepër vende anëtare të NATO-s, e të OKB-së”.

“Pra, Kosova është një realitet që nuk zhbëhet dhe do të qëndroj gjithmonë. Andaj do të ishte një kontribut shumë i dobishëm, jo vetëm për stabilitetin e rajonit, por edhe për prosperitetin ekonomik të rajonit, nëse edhe ata që ende hezitojnë, do të vendosnin ta pranojnë ketë realitet”, ka thënë ministrja Gërvalla.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për forcim të sundimit të ligjit dhe për bërjen e vendit tonë një vend anëtarë i respektuar dhe i besueshëm në familjen e kombeve të Evropës, si dhe një vend anëtar të besueshëm në NATO dhe BE. Ne e dimë që kjo nuk është një detyrë e lehtë. Por, ne nuk jemi këtu për tu ankuar për vështirësitë aktuale. Ne jemi këtu për të punuar shumë në mënyrë që të ndryshojmë situatën – për njerëzit tanë, për më të mirën për ta”, tha ajo. /Insajderi.com