Gërvalla përmirëson gabimin në postimin e saj në ‘Twitter’

Gërvalla përmirëson gabimin në postimin e saj në ‘Twitter’

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka rregulluar gabimin e saj në njoftimin se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të enjten do ta vizitojë Kosovën, njofton Insajderi.

Gërvalla e cila ka ngatërruar flamurin e NATO-s me atë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka rregulluar këtë gabim.

Derisa ka përmirësuar gabimet në postimin e saj, Gërvalla në vend të flamurit këtë herë vendosi ta shkruaj “NATO”.

“Takim i mirë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik. Është mirë që ta shohim angazhimin e palëkundur të NATO-s për sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova nuk do ta harrojë kurrë se NATO-ja e shpëtoi vendin dhe njerëzit tanë në momentin më ekzistencial”, shkruan Gërvalla. /Insajderi.com