Gërvalla-Schwarz: Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet është vullnet i qytetarëve

Gërvalla-Schwarz: Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet është vullnet i qytetarëve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, ka konsideruar se ndryshimi për Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme, kërkesë kjo e propozuar nga kryeministri Albin Kurti, është vullnet i qytetarëve të Kosovës, njofton Insajderi.

Gërvalla-Schwarz, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, deklaroi edhe se ligji i radhës që do propozohet për votim do jetë ai për konfiskim të pasurisë së paluajtshme.

Ajo tutje ka thënë edhe se çështja e votimit të presidentit është “çështje ditësh”.

“Kemi premtuar që ligji i parë që do të miratohet gjatë mandatit tonë do të jetë ai që i mundëson mërgatës të votojë në ambasadat dhe konsullatat tona. Sot po fillojmë me hapat e parë në këtë drejtim”.

Tutje ajo ka shtuar se “ligji i radhës do të jetë ai për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Shumë ligje të tjera do të vijojnë si rezultat i vullnetit të shprehur qytetar për ndryshim më 14 shkurt. Ndryshimi duke ndejtur dhe duke pritur nuk vjen. Nevojiten hapa të shpejtë dhe të guximshëm”.

Më pas Gërvalla është shprehur se edhe “zgjedhja e Presidentes është çështje ditësh dhe po pritet me padurim nga të gjithë. Atë nuk mund ta ndalin lojërat destruktive me numra”.

“Askush nuk ka të drejtë të injorojë vullnetin e shprehur të qytetarëve. Kemi shumë punë për të bërë”./Insajderi.com