Një ditë pas emërimit të Mini-Shengenit Ballkanik – “Open Ballkan” në Shkup, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, ku do të takojë liderët e atjeshëm, njofton Insajderi.
Vizitën zyrtare të së premtes të Gërvallës në Shkup, e ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Maqedoninë Veriore me anë të një postimi në Facebook.
Ajo do të pritet nga presidenti Stevi Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Xhafer Tahiri, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Temë kryesore e takimeve do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët.
Kryediplomatja kosovare gjithashtu do të ketë agjendë të ngarkuar me aktivitete tjera me institucione lokale dhe aktivitete tjera kulturore. /Insajderi.com