Gërvalla takohet me përfaqësuesin e Japonisë në Kosovë, flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve

Gërvalla takohet me përfaqësuesin e Japonisë në Kosovë, flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve

Kryediplomatja, Donika Gërvalla, është takuar me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, njofton Insajderi.

Aty folën për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

ministrja Gërvalla ka falënderuar Ogasawara për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtet ndërtimit.

Palët kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve, posaçërisht për nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik. Është biseduar edhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19, si dhe çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

Japonzi deklaroi që do ta ndihmojë Kosovën, sidomos në rrugën drejtë Bashkimit Evropian. /Insajderi.com