Gërvalla: Trimit i janë përzier vijat e kuqe me tepihun e kuq

Gërvalla: Trimit i janë përzier vijat e kuqe me tepihun e kuq

Vajza e veprimtarit, Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla, që njëherësh është anëtare e LDK-së, ka reaguar me një status pas koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA.

Ajo ka shkruar se trimit i janë përzier vijat e kuqe me tapetin e kuq.

“Me sa duket iu kanë përzi “trimit” vijat e kuqe me tepihun e kuq”, ka shkruar Gërvalla në Facbook.

Me këtë ajo ka aluduar mbi liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është kandiduar për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ramush Haradinaj kishte deklaruar para disa dite se nuk kanë asnjë para marrëveshje për ndonjë koalicion me PDK.

“AAK ka vija të kuqe me PDK dhe LDK”, kishte thënë Haradinaj në një konferencë me 10 maj. /Insajderi.com