Donika Gërvalla, ka treguar se vendimin për t’u larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka marrë në momentin kur e ka kuptuar që struktura e LDK-së nuk mund të bëjë reforma.
Ajo në DPT të Fidani, tha se kjo kryesi ishte tërësisht e paaftë që të bëjë ndryshime.
“Unë jam larguar nga LDK-ja në momentin që rezolucioni im ka qenë që sado djem e vajza të mira të ketë në këtë strukturë të LDK-së kaq është Kryesia e LDK-së jo e gatshme, ndoshta tërësisht e paaftë që t’i lejojë ata djem dhe vajza në këtë strukturë. Kur kam kuptuar që kjo strukturë s’bën reformë unë jam larguar”, tha ajo.
Ajo ka treguar edhe momentet kur është larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Momenti kur unë jam larguar nga LDK-ja nuk është përplasja ime fizike përpara Këshillit të Përgjithshëm por unë edhe mbas atyre skenave të shëmtuara jam munduar megjithatë brenda LDK-së të përpiqem që me sa më shumë njerëz të realizojmë atë që secili votues i LDK-së e ka kërkuar nga ne”, tha ajo. /Insajderi.com