Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka uruar Izraelin për zgjedhjen e qeverisë së re, shkruan Insajderi.
Gërvalla në një urim në ‘Twitter’ ka thënë se shpreson në thellim të bashkëpunimeve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, derisa e ka falënderuar veçanërisht iniciuesin e mocionit të mos-besimit, Yair Lapid.
“Urime qeveria e re Izraelit dhe mikut tim të ri, Yair Lapid. Po shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Paçi fat!”.
Të dielën opozita në Izrael e fitoi mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit shumëvjeçar, Benjamin Netanjahu.
Sipas marrëveshjes për formimin e ekzekutivit të ri izraelit, kryeministër do të bëhet politikani i krahut ekstrem të djathtë, Naftali Bennett./Insajderi.com
Congratulations to the new government of 🇮🇱 and to my new colleague FM @yairlapid. We are looking forward to deepening the friendship between our two countries. Mazel tov! 🇽🇰🇮🇱 pic.twitter.com/kU8DfWuu0z
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 13, 2021