Gërvalla uron Kurban Bajramin

Gërvalla uron Kurban Bajramin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin.

Përmes një potimi në Facebook, Gërvalla theksoi se “kjo festë e solidaritetit dhe sakrificës sjelltë në familjet tuaja vetëm dashamirësi, harmoni dhe dashuri, shëndet dhe begati”

“Me fat ju qoftë juve dhe më të dashurve tuaj festa e Kurban Bajramit”, ka uruar Gërvalla.

Sot në gjithë botën ku ka myslimanë po festohet Kurban Bajrami.

Namazi Kurban Bajramit është falur edhe nëpër xhamitë e Kosovës.

Krerë të shtetit, por edhe liderë opozitarë janë takuar me myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën. /Insajderi.com