Ekonomisti i njohur dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se është e vështirë që të verifikohet çdo transaksion brenda Ministrisë së Financave, por ai beson se 2 milionë eurot e keqpërdorura, do të kthehen te kjo Ministri.
“Është e madhe ngarkesa në Ministrisë së Financave, është e pamundur të shikohet çdo shifër e ofruar në tavolinë”, tha fillimisht Gërxhaliu në televizionin Klan Kosova, transmeton Insajderi.
”Ka qenë e pamundur të mos zbulohet një dukuri e tillë e cila është vërejtur pas nëntë dite prej se ka ndodhur. Nuk dua të besoj që raste të tilla do të përfundojnë me fjalinë hetimet vazhdojnë”, shtoi ai.
Ai ka theksuar se beson se shuma në fjalë, do të kthehet në Thesarin e Shtetit.
“Paratë do të kthehen, vet faktin se është involvuar Banka Qendrore dhe ajo e ka raportin e çdo banke komerciale pa marrë parasysh përgjegjësia është e tyre. Unë jam optimist se paratë do të kthehen, informacionet e para janë se një sasi janë në Kosovës dhe një pjesë është bartë në formë të transaksioneve jashtë”, ka thënë Gërxhaliu./Insajderi.com.