Gërxhaliu: Institucionet ta thonë të vërtetën ndaj sulmit të Mustafës

Gërxhaliu: Institucionet ta thonë të vërtetën ndaj sulmit të Mustafës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu sot është takuar me drejtorin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa për të diskutuar rreth sulmit që e patë ky i fundit dhe për telekomin.

Gërxhaliu ka thënë se është këtu për t’i dhënë mbështetje Mustafës, për rastin e sulmit ndaj tij dhe për të dërguar një mesazh tek institucionet se rasti duhet të merr epilog.

Ai duke folur për gjendjen në Telekom ka thënë se duhet rritur investime, raporton lajmi.net.

“Nëse duam të zëmë hapin e avancimeve duhet të rrisim financimin, Telekomi nuk e meriton të mbetet peng dhe mos të ketë liri në vendimmarrje, promotor i vlerave dhe OEK është me Telekomin dua të besoj që bashkarishtë mund të ndryshojmë konstruksionin, duhet më tepër mbështetje nëse mendojmë që të kemi beneficione, investojmë sot që ta kemi më të lehtë”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, Gërxhaliu ka thënë: “Si odë kemi dhënë mendimin tonë që Kosovën për hir të ndodhive e vë në tapet të zi, drejtësia duhet të thotë të vërtetën, duhet bashkërisht ta gjejmë një energji të mbështet institucionin dhe t’i minimizojmë pasojat e një akti të tillë”.

Në anën tjetër Mustafa thotë, se operatorët ilegalë  marrin informata për qasjen e tyre në treg ata po depërtojnë më shpejtë se ne, andaj thotë se do të bëjnë të mundur që të eliminojnë ata nga tregu, “jam më shumë optimist sesa që jam qenë më herët”.

“ Vendi jonë besoj që jemi në vështirësi të mëdha dhe probleme serioze si problem i perceptimeve dhe pragjykimeve qe bëhen në drejtim të institucioneve vendore dhe çkado që është me idenë qe prodhohet në vend”, ka thënë drejtori i Valës, Mustafa.