Gërxhaliu: Nuk jam kontaktuar nga Qeveria, por jam i gatshëm ta ndihmoj ekipin për të pagjeturit

Gërxhaliu: Nuk jam kontaktuar nga Qeveria, por jam i gatshëm ta ndihmoj ekipin për të pagjeturit

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, është deklaruar rreth ndihmës së tij ndaj ekipit për të pagjeturit sa i përket dialogut me Serbinë, edhe pse thotë se nuk është kontaktuar nga Qeverisa për të qenë pjesë e këtij delegacioni.

Gërxhaliu është shprehur i gatshëm që të kontribuojë në këtë ekip, pasi që thotë se me këtë çështje është marrë tash e 20 vjet.

“Unë personalisht nuk jam kontaktuar asnjëherë nga Qeveria. Nuk e di se çfarë janë qëndrimet për këtë çështje, por duke marrë parasysh që jam qe 20 vjet në këtë proces jam i gatshëm të japë kontributin tim”, ka thënë ai për EO.

Kreu i IML-së, tutje tha se gjerë më tani nuk kanë ndonjë informacion se kur do të vazhdohet me takimin e ekipit dialogues.

“Gjerë më tani nuk kemi ndonjë informacion se kur do të vazhdohet dhe nuk kemi ndonjë përmirësim të madh sa i përket pandemisë nuk kemi pasur takim të ekipit dialogues. Shpresoj që të merret ndonjë hap në këtë aspekt apo ndoshta takimi në Bruksel do ta përshpejtojë këtë proces edhe pse na jemi të lidhur me urdhëresë të prokurorit”, ka thënë Gërxhaliu. /Insajderi.com/