
Ekonomisti, Safet Gërxhaliu, ka rrëfyer se si forcat serbe ia kishin vrarë babanë në Masakrën e Studimes, shkruan Insajderi.
Ai ka thënë së gjatë kësaj masakre janë vrarë tetë vajza të familjes Gërguri, të cilat ishin duke shërbyer bukë.
“Më datën 2 maj ka qenë një ndër masakrat më të mëdha në Kosovë ku janë ekzekutuar 128 shqiptarë. Më datën 8 maj të vitit ‘99 po ashtu janë ekzekutuar tetë vajza të familjes Gërguri duke shërbye bukë për ushtarët, dhe me 31 maj është kjo tragjedi që sot e kujtojmë”, ka thënë Gërxhaliu në Info Magazine të Klan Kosovës.
Gërxhaliu më tej ka treguar se forcat serbe kishin zbarkuar në orën shtatë të mëngjesit në fshat dhe kishin hyrë në shtëpinë e Selatin Gerxhaliut.
“Ka qenë një ditë e zymtë, një ditë që është mendu se e keqja ka ka kalu nga fshati dhe janë kthy nëpër familjet e veta dhe të nesërmen në mëngjes në ora shtatë kanaë ardhur forcat e armatosura serbe që kanë kanë hyrën në shtëpinë e Selatin Gërxhaliut”, ka shtuar ai.
Gërxhaliu tregon edhe se si babai i tij kishte përfunduar i vrarë nga serbët pasi kishe vajtur në ndihmë të familjes së Selatinit.
“Në shtëpinë në të cilën ka qenë Selatini me nanën me shoqen e vet, me grun e vllaut dhe kanë qenë fëmijët e tjerët të cilët nga brima si duket e kanë provoku babën tem që të shkojë dhe t’iu ndihmojë dhe në prani të babës, në prani të Selatinit, dhe në prani të djalit të madh të Selatin Shabanit i kanë ekzekutuar gratë dhe fminë.Masandej këta tre janë marrë peng dhe janë dërguar 700 metra mbi shtëpi dhe janë ekzekutu dhe diku të nesërmen në ora 10:00 jemi lajmëru për të shku për t’i marrë kufomat”, ka thënë më tëj Gërxhaliu./Insajderi.com