Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se duhet të miratohet buxheti për vitin 2021, para shpërbërjes së Kuvendit nëse ky koalicion qeverisës dëshiron të mbahet mend për diçka të mirë, njofton Insajderi.
Ai shprehet se viti 2020 ka qenë i dështuar në aspektin politik dhe se e kanë obligim moral votimin e buxhetit.
“Koalicioni ka dështuar, dhe në qoftë se mendojnë të mbahen në mend për diçka të mirë në këtë qeverisje atëherë të paktën kish me qenë obligim moral ndaj qytetarëve dhe bizneseve që para se të largohen të miratohet buxheti për vitin 2021”, ka thënë Gërxhaliu.
Kuvendi i Kosovës, të hënën ka thirrur seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë miratimi i buxhetit.
Qeveria Hoti është rrëzuar në bazë të një aktvendimi të Gjykatës Kushtetuese, pasi ka vlerësuar se vota e deputetit Etem Arifi, ka qenë e pavlefshme, duke quar vendin në zgjedhje. /Insajderi.com