Getoar Mjeku për situatën në Telekom: Njerëzit kanë “hangër me dy lugë”

Getoar Mjeku për situatën në Telekom: Njerëzit kanë “hangër me dy lugë”

Getoar Mjeku, ish këshilltar në Qeverinë e kaluar dhe person që është angazhuar rreth problematikës me Postën dhe Telekomin e Kosovës, ka thënë në Debat Plus në RTV Dukagjini se përkundër se Z Mobile ka fituar arbitrazhin kjo nuk do të thotë se ka pasur ligjërisht të drejtë në rastin kundër Telekomit, njofton Insajderi.

Ai tha se problemi është tejet i thellë dhe ka shumë persona që e kanë shfrytëzuar situatën duke fituar nga të dyja palët.

“Po fitohet përshtypja e gabuar sikur e ka fituar Z Mobile të drejtën e ligjshme në Arbitrazh dhe ka të drejtë në përmbarim. Thelbi i problemit është që njerëzit kanë ‘hangër me dy lugë’”, ka deklaruar Mjeku.

“Sikur të kishte qenë një person ishte zgjidhur problemi, por është problemi i shtetit kapur. Problemi është të shtrembërimi fillestar që i është bë idesë për ta rritur praninë e Telekomit dhe është kthyer me mundësi për ta zhvatur ndërmarrjen publike”, ka pohuar Mjeku.

“Është përgatitë një kontratë që jo veç që nuk e ka zgjeruar Telekomit, por i ka dhënë një konkurrenti mundësin që t’i marrë klientët. Telekomi e ka fal mallin e vetë dhe Z Mobile e ka shitur. Ligjërisht çka është e rëndësishme është që; kjo kontratë është e pavlefshme”.

“Pavlefshmëria e kontratë në këtë rast çmohet në bazë të rendit publik të vendit ku pritet të zbatohet kjo kontratë”./Insajderi.com