Gëzim Kelmendi porositë kolegët: Mos gënjeni gjatë Ramazanit

Gëzim Kelmendi porositë kolegët: Mos gënjeni gjatë Ramazanit

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook, iu ka bërë një kërkesë liderëve politikë që gjatë muajit Ramazan të mos gënjejnë.

Kelmendi i’u ka drejtuar liderëve partiak që nëse nuk i vret ndërgjegjja ndaj qytetarëve të paktën ndaj vlerës dhe rëndësisë së muajit Ramazan të mos gënjejnë.

“Të nderuar lider politik, jemi në fushatë parazgjedhore, porosia ime për ju është: mos premtoni atë që nuk do ta realizoni. Nëse së paku nuk ju vret ndërgjegjja dhe nuk ndjeni keqardhje për popullin, atëherë keni parasysh se ndodhemi në Muajin e Bekuar të Ramazanit. Prandaj për shkak vlerës dhe rëndësisë së Muajit të Bekuar Ramazan, kurseni vetën e juaj nga gënjeshtrat”, ka shkruar Kelmendi./Insajderi.com