Gjakoset deputeti i PD-së gjatë tentimit për të hyrë në sallën e gjyqit

Gjakoset deputeti i PD-së gjatë tentimit për të hyrë në sallën e gjyqit

Në sallën e gjyqit ku do të jepet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit tentuan të futen edhe disa deputetë të PD, por që nuk janë lejuar nga policia.

Edmond Spaho u shpreh për mediet se policia ka dhunuar deputetët dhe nuk i ka lejuar të futen në sallën e gjyqit. Ai është shfaqur edhe i gjakosur në faqe.

“Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, tha Sapho për mediet.

Ndërkohë, seanca ka nisur dhe po zhvillohet pa praninë e medieve./Top-Channel/