Gjakova kalon në gjysmë-finale të Grand Prixit në Gjeorgji

Gjakova kalon në gjysmë-finale të Grand Prixit në Gjeorgji

Nora Gjakova e ka fituar edhe luftën e dytë në Grand Prixin e Tiblisit, duke mposhtur kundërshtaren vendëse, Eteri Liparteliani.

Xhudistja kosovare siguroi gjysmë-finalen e kompeticionit, pasi kaloi rrethin e parë pa luftë, shkruan Insporti.

Në rrethin e dytë, ajo mposhti turken, Seyma Ozeleri, në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë.

Në këtë garë, Kosova përfaqësohet edhe nga një xhudiste tjetër – kampionia U23 e Evropës, Loriana Kuka.Kuka garon të dielën në kategorinë deri në 78 kilogramë. /Insporti.com/