Gjakovari e rrah fort gruan, e bën për spital

Gjakovari e rrah fort gruan, e bën për spital

Në Podujevë dje është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar bashkëshorten e tij, thuhet në raportin e rregullt të policisë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore kanë konfiskuar dy thika dhe një kaçavidë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në Gjakovë pas mesnatës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. “Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe në Klinë është arrestuar një mashkull shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.