Gjakovari rreh të dashurën, arrestohet

Gjakovari rreh të dashurën, arrestohet

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij me të cilën janë duke bashkëjetuar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Po në Gjakovë,  është arrestuar një i dyshuar i cili fillimisht ka kanosur viktimën femre dhe gjatë kontrollit fizik të tij është gjetur një revole prodhim kinez me gjashtë fishekë 7.62mm” njofton Policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.