Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Gjakovë, pasi dyshohet se janë përfshirë në 25 vjedhje të rënda, njofton Insajderi.
Siç njofton policia, të arrestuarit janë M.I., 17 vjeçar dhe dhe I.B., 21 vjeçar,
“Të dyshuarit gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, kanë pranuar se në bashkëveprim me persona të tjerë kanë kryer vjedhjet për përfitime materiale, cak i të cilave kanë qenë lokale, bare, restorante e lokacione të tjera”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com
Arrestohen dy persona të dyshuar për përfshirje në 25 vepra penale të vjedhjeve
Gjakovë, 23 dhjetor 2020
Drejtoria…
Posted by Kosovo Police on Wednesday, December 23, 2020