Gjakovë: Arrestohet një person me të meta psiqike pasi sulmoi policinë

Gjakovë: Arrestohet një person me të meta psiqike pasi sulmoi policinë

Një person është arrestuar dje në Gjakovë nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet se personi i arrestuar është me të meta psiqike.

Gjatë arrestimit është përdorur sprej nga zyrtarët policorë.

I dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë për tretman.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 02.11.2020 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (që dyshohet se është me të meta psiqike), pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Gjatë arrestimit është përdorur sprej nga zyrtarët policorë. I dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë për tretman. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Insajderi.com