Gjakovë, dëmtohen drunjtë e qytetit

Gjakovë, dëmtohen drunjtë e qytetit

Në Gjakovë persona të panjohur kanë dëmtuar drunjtë e qytetit.

Komuna e Gjakovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për qytetin dhe të mos e dëmtojnë pronën publike.

“Qytetarë të pandërgjegjshëm sot kanë dëmtuar drunjët në qytet. Inspektorati i Komunës së Gjakovës sot ishte në teren për të ndaluar prerjen e tyre. Komuna e Gjakovës apelon tek të gjithë qytetarët që ti mbrojmë drunjët, të ndalojmë hudhjen e mbeturinave dhe të mos e dëmtojmë ndriçimin e pronën publike. Duaje vendin tënd duke u kujdesur për të çdo ditë”, është thënë në njoftim.