Tetë fletëvotime të fotokopjuara janë gjetur nga Policia e Kosovës të mërkurën e 17 nëntorit në Gjakovë.
Sipas njoftimit, ato janë gjetur në veturën e një të dyshuari.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Ndryshe, Kosova ka mbajtur zgjedhjet lokale më 17 tetor – raundin e parë dhe 14 nëntor – raundin e dytë.
Nga 38 komuna sa janë gjithsejtë, Lista Serbe ka fituar në 10 komuna të banuara me shumicë serbe, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë fituar nga tetë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë, Lëvizja Vetëvendosje katër komuna dhe Nisma Socialdemokrate një komunë./Insajderi.com