Gjakovë: Sulmohet fizikisht inspektorja e AUV-it

Gjakovë: Sulmohet fizikisht inspektorja e AUV-it

Një inspektore e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës është sulmuar të martën në Gjakovë.

Siç raporton Policia në raportin ditor, inspektorja ishte sulmuar pasi kishte hasur në një lokal të hapur, gjatë kohës sa ishte ora policore.

Inspektorja ka qenë bashkë me dy kolegë gjatë orarit të punës.

Fillimisht, pronari i lokalit kishte fyer inspektorët, më pastaj e ka sulmuar fizikisht gruan inspektore.

Ajo ka marrë tretman mjekësor, pasi ka pësuar lëndime.

Ndërsa, agresori – pronar i lokalit nuk është gjendur aty. Është larguar pas mbylljes së lokalit

Rasti po vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /Insajderi.com