Gjakovë: Vetura godet një këmbësor

Gjakovë: Vetura godet një këmbësor

Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar mëngjesin e së martës në Skivjan të Gjakovës, njofton Insajderi.

Një këmbësor është goditur nga vetura, derisa po tentonte që ka kalonte rrugën.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal dhe gjendjen e ka stabile.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Sot rreth orës 09:00 në fshatin Skivjan ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe këmbësori. Deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka tentuar ta kalojë rrugën  dhe gjatë kalimit është goditur nga automjeti, i cili ishte në lëvizje nga drejtimi i Deçanit”.

“I njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal dhe gjendjen deri më tani e ka stabile”, tha Xhurkaj./Insajderi.com