Një rast i frikshëm i ka ndodhur një qytetari nga Gjilani, më saktësisht nga fshatin Livoç i ulët, ku një gjarpër i është futur në oborrin e tij.
Banori i Livoçit të ulët i ka dërguar disa fotografi në redaksinë e Insajderit, ku shihet gjarpri gjigant që i është futur në oborr.
Ai ka treguar se gjarpri që i është futur në oborrin e tij ka qenë i gjatë 1 metër e 70 centimetra.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme disa qytetarë të Prishtinës, kanë dërguar një video ku shiheshin disa gjarpërinj në Parkun e Gërmisë.