Hysnije Shanolli, Balton Dërguti, Ekrem Mustafa, Hesat Shatrolli, Burim Karameta, Ridvan Nebihu, janë gjashtë asamblistë të Komunës së Ferizajit që u larguan nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe janë bashkua iniciativës së Vjosa Osmanit.
Ata do të jenë pjesë e iniciativës së Osmanit për zgjedhjet e vitit 2021, njofton Insajderi.
Njëra nga të aderuarit, Hyshnije Shanoli, ka kumtuar lajmin nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Aty ku është konsistenca, mbajtja e fjalës dhe interesi i Kosovës jemi edhe ne”, ka shkruar ajo.
Vjosa Osmani u largua nga LDK pasi këshilli përgjithshëm e kishte larguar nga dy pozitat që mbante; nënkryetare dhe anëtare e këshillit të përgjithshëm. /Insajderi.com
Aty ku është konsistenca, mbajtja e fjalës dhe interesi i Kosovës jemi edhe ne.
Me presidenten Vjosa Osmani ♥️
Me Kosovën!Posted by Hysnije Mustafa Shamolli on Thursday, 24 December 2020