Gjashtë gylenistët u dërguan jashtëligjshëm nga Kosova në Turqi

Gjashtë gylenistët u dërguan jashtëligjshëm nga Kosova në Turqi

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjashtë gylenistëve të arrestuar në mëngjes u janë revokuar lejet e qëndrimit në Kosovës për shkak të sigurisë shtetërorë.

Të njëjtit janë nisur për Turqi ku do t’u dorëzohen autoriteteve gjyqësore atje. Ligji për të Huajt parasheh që secilit që i revokohet leja e qëndrimit në Kosovë, ka të drejtë ankese. Kjo ju mohua 6 gylenistëve që pas pak do të jenë në duart e pushtetit të Erdoganit.

Sipas nenit 6 të Ligjit për të Huajt, thuhet se Agjencia Kosovare e Inteligjencës përcakton nëse shtetasve të huaj, për shkaqe të sigurisë shtetërore, duhet t’u revokohet leja e qëndrimit.

Gjashtë shtetasit turq, pesë prej tyre drejtues të Kolegjit Mehmet Akif në Kosovë, dhe një mjek, të arrestuar në mëngjes, kanë përfunduar me depërtimin e tyre në Turqi.

E sipas nenit në të cilën u thirr sot MPB, shtetasve të cilëve u merret leja e qëndrimit kanë të drejtë për t’u ankuar në Kosovë. Por kjo nuk iu lejua 6 gylenistëve që raportohet të jenë depërtuar, shkruan Gazeta Express.

Pika 3 e neni 6 të Ligjit për të Huajt parasheh që i huaji ka të drejtë që të ankohet në gjykatë për vendimin  e institucioneve kosovare.

“I huaji subjekt i paragrafit 1. të këtij neni ka të drejtë ankese në gjykatën kompetente”, parasheh ligji.

Megjithatë gjithçka rreth pesë drejtuesve të shkollës gyleniste në Kosovë dhe një mjeku turk përfundoi brenda gjysmës së ditës dhe të njëjtit do të përballen me drejtësinë në Turqi.

Që nga njoftimi i arrestimit të tyre në rrethana misterioz ka pasur shumë reagime në të cilat u është bërë thirrje institucioneve kosovare që të mos përmbushët kërkesa e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për t’i depërtuar shtetasit turq për shkak se nga pushteti atje konsiderohen si armiq të Erdoganit.

Shtetet të fuqishme si SHBA kanë refuzuar kërkesat e panumërta të presidentit turk për ta ekstraduar Fetullah Gylenin të cilin  Erdogan e fajëson për puçin ndaj tij në vitin 2016.