Me shtimin e numrit të të shëruarve nga Coronavirusi gjatë ditëve të fundit, numri i rasteve aktive me këtë virus në vend ka shënuar rënie, njofton Insajderi.
Gjashtë mijë e 535 raste po vazhdojnë të jenë të regjistruar si të infektuar me COVID-19 në Kosovë.
Numri total i rasteve pozitive që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 53 mijë e 532 raste nga 195 mijë e 475 persona të dyshimtë.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani një mijë e 375 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.
I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 45 mijë e 613 pacientë të shëruar.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 259 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. /Insajderi.com