Gjashtë mjekë e 16 infermierë në Spitalin e Gjakovës të infektuar me Coronavirus

Gjashtë mjekë e 16 infermierë në Spitalin e Gjakovës të infektuar me Coronavirus

Gjashtë mjekë, 16 infermierë dhe dy nga stafi mbështetës i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga raporti i këtij spitali përgjatë 24 orëve të fundit, ku kanë treguar për gjendjen shëndetësore të pacientëve, njoftohet se 52 pacientë të hospitalizuar janë duke u trajtuar për COVID-19, ndërsa 43 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

“9 pacientë do të testohen, 28 pacientë me oksigjenoterapi, 5 pacientë janë në CPAP-maskë”, theksohet në raportin e Spitalit.

“Ua rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm, që prek këdo, pa dallim”, thuhet në raport. /Insajderi.com