
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tash gjashtë subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në njoftim thuhet se deri më tash 134 kandidatë kanë kërkuar që të çerfikohen, njofton Insajderi.
Këta kandidatë janë nga: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (33 kandidatë); Jedinstvena Goranska Partija (16 kandidatë); Srpska Lista (20 kandidatë); Romani Iniciyativa (12 kandidatë); Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodzic (13 kandidatë); Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (10 kandidatë).
Deri më tani asnjë nga partitë e mëdha nuk ka aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje. /Insajderi.com