Gjashtë persona po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës – kjo është gjendja shëndetësore

Gjashtë persona po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës – kjo është gjendja shëndetësore

 

Gjashtë persona janë duke marr trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës. Katër prej tyre janë policë të Kosovës dhe dy tjerë janë një shtetas serb dhe rus, të dytë të arrestuar.

Nita Mustafa Hakaj zëdhënëse për media në Spitalin  e Mitrovicës ka treguar për Gazetën Insajderi se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Janë katër policë tre në emergjencë nja në kirurgji janë jashtë rrezikut pwr jetë gjendjen e kanë stabile, këta që janë në emergjencë kanë vetëm gërvishte trupore ndërsa tjetër që është dërguar në kirurgji ka pësuar”, ka thënë Mustafa-Hakaj për Insajderin.

Po ashtu Hakaj ka bërë të ditur se “edhe dy tjerë janë ardh e dy tjerë të ciëlt janë të arrestuar edhe ata janë të lënduar nuk janë të plagosur, vetëm të lënduar, dy këtë janë njëri shtetas serb dhe tjetri rus”. /Insajderi.com